Një diplomat rus është gjetur i vdekur në hyrje te ambasadës ruse në Berlin.

 

Ngjarja daton në 19 tetor, por lajmi ka dalë vetem kete te premte falë publikimit te lahjmit ne “Der Spiegel” . 

 

Viktima 35-vjeçare punonte si sekretar i ambasadorit, por në fakt sipas inteligjences gjermane , ai ishte ishte agjent rus.

 

 Burri do të kishte vdekur duke rënë nga një kat i lartë i ambasadës. Versioni zyrtar rus flet për një “aksident tragjik”.

 

Viktima dyshohet se ka rënë nga një dritare në katet e sipërme të ndërtesës për “arsye të panjohura”.

 

Ambasada nuk bëri autopsi, ndërsa trupi tani është transferuar në Rusi.

 

35-vjeçari ishte akredituar në postin diplomatik si sekretar i dytë i ambasadorit që në verën e vitit 2019, por për inteligjencën gjermane ai ishte një “spiun” i fshehtë i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *