E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Diplomati “i dëbuar” koreanoverior paraqitet në publik

Media shtetërore në Korenë Veriore ka thënë se ndihmësi i lartë i liderit, Kim Jong-Un është paraqitur në publik, pavarësisht raporteve të vazhdueshme të Koresë Jugore se ai është dërguar në një kamp punëtorësh, pasi ka dështuar të organizojë një samit me presidentin amerikan, Donald Trump.

 

Kim Jong Chol ka qenë negociatori kryesor i liderit koreanoverior në bisedimet me Uashingtonin në samitin e mbajtur në muajin shkurt në Vietnam, i cili pati përfunduar pa marrëveshje.

 

Reklamë

Javën e kaluar një gazetë koreanojugore ka raportuar se ai është përjashtuar nga puna, derisa një tjetër zyrtar është ekzekutuar për këtë dështim.

 

Megjithatë, agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë Veriore, KCNA, ka raportuar më 3 qershor se Kim Jong Chol ka qenë pjesëmarrës i një organizimi festiv, ku ka marrë pjesë edhe lideri korenaoverior, derisa zyrtari tjetër, Kim Hyok Chol nuk ka qenë në listë të mysafirëve.

 

Koreja Veriore më parë ka ekzekutuar zyrtarë të profilit të lartë, që është konsideruar të kenë bërë gabime.

 

Në të kaluarën ka pasur raste kur raportimet për raste tilla nuk kanë qenë të sakta, si pasojë e natyrës së funksionimit të shtetit koreanoverior./ REL

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë