E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 minuta më parë
Video · Vendi

Diplomatët në zyrën e Bashës, në lëvizje për krizën

Kur është mbushur 1 muaj nga moment kur opozita dogji mandatet; në Tiranë kan mbërritur përfaqësuesit e ministrisë së Jashtme Gjermane.

 

Christian Hellbach, drejtori për Europen Juglindore dhe Turqinë si dhe Thomas Ossoëski drejtori  për politikat e BE; kanë takuar liderët kryesore politike në vend.

 

Reklamë

Mëngjesin e së premtes përfaqesuesit e ministrise së Jashtme gjermane kanë takuar kryeministrin Edi Rama e me pas liderin e opozitës Lulzim Basha.

 

Asnjë prej protagonistëve nuk ka bërë komente për median, por kjo vizitë ne Eirane zhvillohet në një moment që opozita ndodhet jashtë parlamentit e po shkon drejt bojkotit të zgjedhjeve lokale.

 

Me herët në selinë e PD-së mbërriti edhe ambasadori britanik Duncan Norman, i cili gjithashtu shmangu komentet për mediat.

 

Te gjitha levizjet e ambasadoreve vijnë vetëm një ditë pas protestës se 6 të opozitës kunder qeverisë.

 

Deri me tani ndërkombëtaret jane pozicionuar kundër djegies së mandateve dhe ambasadori i BE-së Soreca ka bërë thirrje për dialog mes mazhorances dhe opozitës.

Më shumë video

Reklamë