Për here te pare pas aksionit radikal për djegien e mandateve, zëvendës ambasadorja e Shteteve te Bashkuara te Amerikës Leyla Moses Ones ka takuar liderin e opozitës Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi. Vete diplomatja amerikane ka shmangur komentet pas takimit, edhe dy politikanet kane preferuar te mos bëjnë publike detajet e takimit; por një gjë është e qarte, opozita nuk do te tërhiqet.

 

Lulzim Basha: “Nëse do më pyesni për qëndrimin e Partisë Demokratike, dua të jua them qartë: nuk ka asnjë hap pas në luftën kundër krimit të organizuar që ka asgjësuar zgjedhjet dhe institucionet demokratike, ka vetëm hapa përpara. Këtë i kemi borxh Shqipërisë, këtë i kemi borxh edhe ëndrrës së gjithë shqiptarëve që “ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, me parlament dhe qeveri të çliruar nga krimi.”

 

Basha ka hedhur poshtë serish ftesat për dialog me rivalin politik Rama duke sqaruar se kjo krize mund te zgjidhet edhe pa një takim Rama-Basha.

 

Lulzim Basha: “Sepse dialogu midis meje dhe zotit Rama provoi të ishte i dëmshëm për interesat e Shqipërisë, në mënyrën se si u keqpërdor nga një njeri që hiqet sikur është kryetar i Partisë Socialiste, por është reduktuar në një bashkëpunëtor të krimit të organizuar dhe të oligarkëve grabitqarë që dëmtojnë interesat e shqiptarëve, dëmtojnë interesat e socialistëve, dëmtojnë interesat e demokracisë.”

 

Ambasada Amerikane ne Tiranë artikuloi kritikat me te ashpra ndaj opozitës për djegien e mandateve dhe dhunën ne proteste duke u bere thirrje edhe deputeteve qe ne mënyrë individuale te refuzojnë thirrjen për djegien e mandateve.

 

Por përtej takimeve me liderët e opozitës, ambasadoret kane shkuar edhe tek presidenti Ilir Meta i cili është diskutuar si një figure e mundshme për te mundësuar dialogun mes palëve. 5 diplomate, mes tyre ambasadori bullgar e suedez kane qene sot paradite ne zyrën e kreut te shtetit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *