Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

Diplomat elektronike të Maturës, mbi 25 mijë maturantë e përfituan online tek e-Albania

14 Gusht 15:41

Janë 25,031 maturantë në të gjithë vendin që deri më sot kanë gjeneruar nëpërmjet portalit e-Albania Diplomat e Maturës, të cilat për herë të parë u mundësuan online dhe janë të pajisura me vulë elektronike, çka u jep vlerë për t’i paraqitur në çdo institucion tjetër pa patur më nevojën për dokumentin me vulë të njomë në letër. Bashkë me Certifikatën elektronike të Maturës, kjo arritje shënon një pikë referimi të rëndësishme në përmirësimin e proceseve administrative në sistemin arsimor shqiptar.

Në momentin që shkolla ka aprovuar lëshimin e diplomës, në mënyrë automatike, sistemi e-Matura bën të mundur transferimin e dokumentit në e-Albania, në llogarinë personale të maturantit, në rubrikën “Dokumentet e mia”. Diplomat gjenerohen në çdo kohë, si për procedurat e ndjekjes së arsimit të lartë apo në rastet kur maturanti ka zgjedhur të punësohet. Veçanërisht e rëndësishme është vlera e dokumentit për të rinjtë që planifikojnë të studiojnë jashtë vendit, pasi tani mund të dorëzohet drejtpërdrejt pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vulë apostile, duke evituar procesin tradicional të marrjes së vulës së njomë, pranë zyrave dhe qendrave arsimore shqiptare.

Ndryshimet e digjitalizimit në arsim kanë prekur edhe ciklet e tjera të arsimit parauniversitar, sepse që nga viti i shkuar dëftesat e notave merren online me vulë digjitale në llogaritë personale të prindërve apo personat nën kujdes të të miturve, duke regjistruar një zhvillim tjetër cilësor në sektor.  Janë mbi 350 mijë dëftesa të gjeneruara në vit për nxënës nga klasa e parë deri në klasën XI, risi që mundësohet falë ndërveprimit në kohë reale të Sistemit të Menaxhimit të Arsimit Parauniversitar (SMIP) dhe e-Albania.

Përgjatë gjithë vitit shkollor, prindërit dhe kujdestarët ligjore të të miturve kanë ndjekur online ecurinë e fëmijëve nëpërmjet SMIP, ndërkohë që çdo tre muaj në rubrikën “Dokumentet e mia”, në llogaritë e e-Albania u ka mbërritur fleta informuese, me listën e notave për semestër.

Për herë të parë, në qershor të këtij viti u digjitalizua kartela e vaksinave të fëmijëve 0-7 vjeç, që eliminoi dorëzimin e dokumentit në letër për regjistrimin e fëmijëve në klasë të parë, pasi tashmë shkollës ku do të mësojë një 6 apo 7-vjeçar i ka mbërritur automatikisht nga Qendra Shëndetësore, nëpërmjet ndërveprimit të sistemeve elektronike të e-Vaksinës dhe SMIP. Ashtu sikurse dokumentet e tjera edhe kartela digjitale e vaksinave u mbërrin prindërve në llogarinë e tyre në e-Albania.

Së bashku me aplikimet online për regjistrime në klasën e parë, të dhjetë dhe kërkesat për transferime të nxënësve në shkolla dhe profile më specifike arsimore, plotësohet një kuadër i gjerë i modernizimit të sistemit arsimor shqiptar, nëpërmjet digjitalizimit.

Posted Under:
Aktualitet Sociale

Nga e njëjta kategori

Temperatura deri në 41 gradë celcius, e shtuna një nga ditët më të nxehta

më shumë...

Me çantë në shpinë, i maskuar dhe me kapele, momenti kur 33 vjeçari i vë zjarrin shtëpisë së konkurrentit në biznes

më shumë...

Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin së bashku për në punë, çfarë deklaroi shoferi i kamionit

më shumë...

Aksident fatal në Gjermani, shuhet familja nga Kosova, babai, djali dhe nipi humbin jetën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja...

10:22

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të...

10:06

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri...

9:58

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah,...

9:50

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis...

9:42

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të...

9:42

Shuhen disa vatra zjarri, forcat vijojnë operacionin...

9:23

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom...

9:08

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët...

9:04

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

8:45

Ariu hyn në vendin e shenjtë në...

8:36

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak...

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

8:17

Makina përfshihet nga flakët në Fier

7:54

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen...

7:48

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të...

7:17

Vizita e tij e parë në Serbi,...

7:14

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk...

6:58

“Sheiku i kombëtares”, zbulohet shuma e madhe...

6:57

Zjarr i madh pranë Borizanës, flakët përfshijnë...

Më të klikuarat

  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën je...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.