Bota po vijon përpjekjet për ti dhënë fund luftës mes IZraelit dhe Hamasit qe në më pak se tre javë ka shkatuar më shumë se 8 mijë viktima nga të dyja palët.

 

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka propozuar një zgjidhje të mundshme duke ofruar gjithashtu garanci për popullin palestinez.

 

 

REXHEP TAJIP ERDOGAN

PRESDIENT I TURQISË

“Ne jemi të gatshëm të veprojmë si një vend garantues për Palestinën në zgjidhjen e konfliktit. Propozojmë gjithashtu që të mblidhet një konferencë ndërkombëtare paqeje për një zgjidhje midis Izraelit dhe Palestinës, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve me ndikim.”

 

Erdogan bëri të ditur se ka anuluar vizitën e tij ndërsa nuk i kurseu kritikat për izraelin.

 

“Ne nuk kemi asnjë problem me shtetin izraelit, por asnjëherë nuk do të pranojmë mizoritë e kryera nga Izraeli dhe faktin që ai vepron si një organizatë dhe jo si një shtet,” tha ai. Izraeli mund ta shohë Hamasin si një organizatë terroriste së bashku me Perëndimin. Perëndimi ju detyrohet shumë por Turqia nuk ju ka borxh asgjë. Hamasi nuk është një organizatë terroriste, është një grup muxhahidinësh që mbrojnë tokat e tyre.”

 

 

Presidenti francez, Emanuel Macron nga IZraeli ka vijuar vizitën e tij në Jordani ku u takua me mbretin Abdullah.  Dy liderët diskutuan se si mund ti jepet fund konfliktit të armatosur përmes rrugëve diplomatike dhe garantimin e sigurisë dhe paqes përmes zgjidhjes mes dy shtete.

 

Macron  ka mbërritur edhe në Egjipt ku do të takohet me homologun Fatah.  Edhe Egjipti ka marrë një rol aktiv në negociata për futjen e ndihmave në rripin e gazës si dhe liririmin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi.

 

Presidenti amerikan Joe biden dhe princi i arabisë saudite bin salman zhvilluan një bisedë telefonikë e cila u fokusua kryesisht në përpjekjet e faktorëve diplomatik e jodiplomatikë në parandalimin e përhapjes së konfliktit në të gjithë Lindjen e Mesme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *