E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Dinë të bëjnë vetëm përsheshe me baltë”/ Rama: Qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Twitter” lidhur me projektin e Sheshit të Flamurit në Vlorë. Shkak janë bërë deklaratat e anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, të cilët kërkojnë transparencë.

 

Reklamë

Më ironi, kreu i qeverisë shkruan se “foltorexhinjtë e Vlorës nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë”.

 

“Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit! Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar megjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë