Subscribe

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e një natë më parë në Shkodër e shtetasit Dedë Plani.

 

Mësohet se 60 vjeçari është dërguar drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar për shkak të plagëve të rënda që ka në trup.
Dedë Plani mësohet se ka tre plumba në krahë, dhe një plumb në brinjë, pjesën e legenit dhe në këmbë. Në momentin e ngjarjes, 60 vjeccaru ndodhej në punë duke bërë roje pranë një karburanti në hyrje të rrugë Shkodër-Koplik, pas rotondos së Dobraçit.

 

Një person me motor është afruar, është ulur dhe ka qëlluar në drejtim të 60 vjeçarit 8 herë me pistoletë duke e lënë të plagosur.
Gjashtë prej plumbave përfunduar në trupin e të plagosurit. Menjëherë pasi e ka qëlluar autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pa lënë gjurmë.

 

Forcat e policisë kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të karburantit ku ndodhi plagosja për të parë dinamikën e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.