E enjte, 17 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Bota

Dimitri Medvedev kandidat për kryeministër

Ilustrim · Vizion Plus

Pasi është betuar per mandatin e katërt presidencial, Vladimir Putin ka propozuar Dimitri Medvedev te vazhdoje edhe per një mandat ne postin e kryeministrit.

 

Parlamenti rus pritet te marre sot vendimin per ketë kandidature. Sipas Kushtetutës Ruse, qeveria është e detyruar qe te japë dorëheqjen, kur presidenti nis mandatin e ri. Kryeministri është numri dy ne hierarki dhe ka përgjegjësi kryesisht për çështje ekonomike. Duke zgjedhur Medvedev, Putin tregoi se ruajti vazhdimësinë.

 

Disa njohës të Kremlinit kishin spekuluar se ne ketë mandat te ri Putin mund të sillte një fytyrë të re si kryeministër për të nisur reformat e ekonomisë së ngadalësuar, si dhe për të rigjallëruar investimet e huaja, të kushtëzuara nga marrëdhëniet e Moskës me perëndimin.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh