Subscribe

Qeveria vendosi që nëpërmjet garancisë sovrane, biznesi i  madh  mund të marrë kredi në banka, një shumë që të mos e kalojë vlerën e tre pagave mujore për punonjësit, me një interes që nuk do të jetë më i lartë se 2.85%. Por ka nga ato biznese që nga një praktike e tillë nuk do të përfitojnë, pasi aktualisht janë kredimarrës në një apo dy banka.

 

 

Mbi të gjitha në kushtet kur disa sektore të ekonomisë,sic është turizmi është në paralizë totale, marrja e një kredie  të re, në kohën kur biznesi nuk gjeneron të ardhura është një rrisk që askush nuk do ta ndërmerrte.

 

 

Situata konsiderohet delikate pasi pritshmëritë janë që për disa muaj në vijim aktiviteti ekonomik nuk mund ti rikthehet normalitetit, ndaj dhe aplikimi për të marrë kredi të re mbetet një sfidë më vete.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *