E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Dikur rival/ Stresi merr pjesë në koncertin gjigand të Noizy-t

Dy këngëtarët Noizy dhe Stresi dikur kanë qenë rivalë dhe kanë pasur përplasje të një pas njëshme me njëri-tjetrin.

 

Por duket se marrëdhëniet mes tyre kanë marrë një tjetër kthesë, duke i lënë pas krahëve zënkat e shkuara.

 

Reklamë

Dhe ajo që i “vë vulën” kësaj, është pjesëmarrja e Stresit në koncertin gjigand të Noizy-t që do të mbahet në datën 14 gusht.

 

 

“Alpha Show” do të jetë koncerti madhështor i Noizy-t, ku shumë artistë shqiptarë e të huaj do të performojnë në skenën gjigande që do të shënjojë historinë.

 

“Më 14 gusht Kosovë, Prishtinë, Maqedoni, Tirana ime, Shqipëria nga Vlora deri në Tropojë, ju presim në “Alpha show” më 14 gusht. Kurrë se keni parë një koncert të tillë”, ka thënë Stresi.

 

Më parë Noizy është pyetur nëse Stresi do të ishte i ftuar, por ai nuk kishte konfirmuar gjë, deri sot.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë