Prestigjozja britanike “The Times”, i ka kushtuar një artikull Tiranës, duke theksuar se si një vend dikur i izoluar tani është një nga vendet më vizituara në Ballkan.

Tirana nuk është një qytet mesatar europian. Kryeqyteti ka qenë i hapur për vizitorët që nga vitet 1990. Para kësaj, kryeqyteti shqiptar ishte krejtësisht i shkëputur nga bota e jashtme, i sunduar nga diktatori despotik komunist Enver Hoxha.

Që nga fundi i atyre ditëve të zeza, Tirana ka kompensuar kohën e humbur. Zonat e braktisura janë riformuluar si zona të artit, blerjeve dhe jetës së natës.

Por historia është ende aty, tregohet në muzetë dhe bunkerët por njerëzit janë më miqësorët që ka të ngjarë të gjeni në çdo qytet të madh europian që e bëjnë Tiranën që ia vlen të vizitohet.

Qyteti kaloi dekada pa vizitorë, por tani vendi është i hapur për të gjithë.

Por çfarë mund të bësh në Tiranë?

Në mes të qytetit, Piramida famëkeqe e Tiranës është vendi i përsosur për të filluar. Për dekada kjo strukturë e çuditshme qëndroi e braktisur, më pas u ndërtua si monument dhe muze i Hoxhës pas vdekjes së tij në 1985, por u plaçkit pas rënies së komunizmit pesë vjet më vonë.

Që nga viti 2023 është rinovuar si një qendër IT për të rinjtë. Nga piramida mund të zbulosh horizontin në zhvillim të qytetit.

Sheshi i madh Skënderbej mban emrin e Gjergj Kastriotit, i njohur ndryshe si “Skënderbeu”, heroit kombëtar që udhëhoqi një revoltë kundër Perandorisë Osmane në shekullin e 15-të.

Në shesh ku ndodhet statuja e tij, janë edhe disa nga ndërtesat më të rëndësishme të Tiranës. Mund të vizitoni xhaminë e Et’hem Beut e shekullit të 18-të, një nga mbetjet e pakta të së kaluarës osmane. Gjithashtu mund të vizitoni Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Lagjja më e lezetshme

Blloku ka qenë një zonë e ndaluar për qytetarët mesatarë të Tiranës. Elita politike jetonte këtu në luks me rojeve të armatosura dhe shtëpia e Hoxhës është ende aty, bosh dhe e papërdorur.

Megjithatë, që nga vitet 1990, ajo që dikur ishte një simbol i mjerimit të qytetit ka lulëzuar, në një nga zonat më të mira për jetën e natës dhe krijimtarinë. Provoni restorante kozmopolite dhe kafenetë rresht nëpër rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *