Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi shprehet se arrestimi i botuesit dhe pedagogut Henri Çili ka lënë pa fjalë shumë njerëz.

 

Akuzat që u ngritën këtë të premte ndaj Çilit, sipas Boçit, janë vepra penale që kryeministri Edi Rama i bën çdo ditë.

 

“Diktatura ka mbërritur tek porta. Arrestimi i botuesit Henri Çili, si pjesë e një grupi të madh që me fjalët e dalë nga goja e policisë dukej sikur ishte përgatitur të rrëmbente pushtetin, ka lënë pa fjalë jo pak njerëz. Me Henrin ndaj njohje dhe përplasje të forta për Ligjin e Arsimit të lartë të Ramës. Në të gjithë këtë histori mbarsje mali në fund një mi do pillet, por deri sa të dalë miu mbarsja do jetë gjigande, ndërsa qëllimet shumëfish të poshtra. Pa vënë dorën në zjarr, por pa i besuar, akuzat që ngriti policia ndaj Çilit, janë as më shumë e as më pak vepra penale që Kryeministri vetë i bën çdo ditë. Ai ndikon paligjshmërisht, për punësime kriminelësh madje në pika kyçe.”

 

Demokrati akuzoi shefin e qeverisë se po instalon një diktaturë, ndërsa tha se Çili është përzgjedhur si kampion testues në opinion, duke shtuar se diktaturat kështu vazhdojnë.

 

“Ai i ka vendosur siç është provuar kriminelë deputetë dhe kryetarë bashkish. Ka ndërmjetësuar për lehtësim gjobash. Ka ushtruar e ushtron trafik influencash në cdo cep e skutë të vendit. Shkarkon live e emëron live. Ka vendosur vetë marrësit e konçesioneve grabitqare. Publikisht shprehet pro atyre që janë kapur në përgjime për krim zgjedhor. Ka futur duart në zgjedhje e procese zgjedhore. Ka mashtruar publikisht njerëzit e vazhdon të mashtrojë Etj…etj…Lëre pastaj se çbëjnë sejmenët e tij kudo. Dhe pyetja më e thjeshtë e njerëzve është:Po Rama pse nuk arrestohet, por arreston?! Përgjigja është e thjeshtë. Regjimi është vendosur. Diktatura është tek porta. Ndërsa drejtësia e re është fabula e gjetur kinse për të vazhduar instalimin. Poezia me figura letrare që recitoi sot policia, janë pjesa “e bukur” e propagandës për shtet që nuk ekziston, por që sundon. Më shumë se i akuzuar Çili është përzgjedhur thjesht si kampion testues në opinion. Diktaturat kështu vazhdojnë…Njerëz mos keni iluzione!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *