E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Digjet plotësisht banesa në Elbasan, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gurishtë – Shilbatër, në Njësinë Administrative Tregan. Mësohet se banesa është shkrumbuar pothuajse plotësisht.

Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë.

Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur mjetet zjarrfikëse nga Bashkia Elbasan, të cilat kanë ndërhyrë për vënien e situatës nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun e përhapjes së zjarrit në banesat përreth.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë