E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Digjet mjeti në ecje, shpëton drejtuesi

Ilustrim · Vizion Plus

Një mjet ka marë flakë në ecje e sipër, ndërsa drejtuesi i tij pas përpjekjeve të para për të shuar zjarrin ka menduar të shpëtojë jetën. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së hënës në superstradën Korçë-Kapshticë.

 

Nga të dhënat e para mësohhet se mjeti tip autoveturë ka marë flakë në vendin e quajtur ‘Ura e Trenit’ rreth 3 kilometra larg qytetit të Bilishtit. Policia që konfirmoi ngjarjen, tha se drejtuesi I mjetit bëri fillimisht përpjekje të shuante flakët brenda makinë me një paisje për fikjen e zjarrit.

 

Në pamundësi të shpëtonte mjetin nga flakët, drejtuesi I mjetit e braktisi makinën për rrezikun që I kanosej jetës së tij. Mendohet se ky zjarr aksidental brenda makinës është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Policia që po kryen hetimet nuk bëri të ditura hollësi mbi mjetin e dëmtuar dhe drejtuesin e tij.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh