E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Digjet makina në Krujë, dyshohet se është e autorëve të atentatit në Rinas

Një makinë është djegur pak minuta më parë në fshatin Halil të Krujës, dhe dyshohet se ka lidhje me autorët e atentatit të ndodhur pak më herët ndaj një automjeti në lëvizje.

Sipas burimeve nga policia, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri armësh ndaj një automjeti në lëvizje, në të cilin ndodheshin dy persona.

Si pasojë e të shtënave, ka mbetur i vrarë në vendngjarje shoferi, i identifikuar si Gilmando Dani, ndërsa pasagjeri ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Të dhënat paraprake tregojnë se autorët janë larguar menjëherë pas ngjarjes me një automjet tip Toyota me targa greke, i cili po kërkohet nga policia.

Reklamë

Në zonë ndodhen forca të shumta policie, ndërsa është ngritur grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të atentatit, identifikimin e autorëve dhe verifikimin e lidhjes së mjetit të djegur me ngjarjen.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë