E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Digjet makina gjatë natës në oborrin e banesës në Fushë Krujë/ Pronari: Nuk kam konflikte me asnjë

Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një automjeti në pronësi të etnor alushit gjatë natës duke u gdhirë e premtja.

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Halil të Fushë-Krujës.

 

Reklamë

Pavarësisht përpjekjeve  për të shuar zjarrin, makina është djegur e gjitha. Ka qenë e zonja e shtëpisë ajo që ka parë flakët dhe ka njoftuar zjarrfikësit.

 

Familja Alushi ka mohuar që të ketë konflikte, qe mund të kenë çuar në djegien e makinës, ndaj dhe ngjarja mbetet ende e paqartë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë