E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Kronikë

Digjet gjatë natës makina në Korçë

Digjet nje mjet ne lagjen 16-te te qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të një nate më parë në lagjen periferike në qytetin juglindor. Burime policore bëjnê me dije se mjeti në momentin kur eshte përfshirë nga flakët ka qenë i parkuar. Deri tani nga ana e uniformave blu nuk kemi një njoftim zyrtar persa i perket shkakut të zjarrit në mjet pasi hetimet nuk kanë përfunduar ende ashtu siç nuk është bërë i ditur as emri i pronarit të mjetit. Megjithate nuk perjashtohet mundësia që djegja e mjetit të ketë ndodhur edhe aksidentalisht.

Vazhdo të lexosh

Reklamë