Subscribe

Kjo është pamja me të cilën u zgjuan këtë mëngjes banorët e fshatit Sheqeras në zonën e Maliqit.

 

Ndezja e zjarreve gjatë vjeshtës në zonën torfike të fushës së Maliqit është kthyer në një shqetësim serioz për banorët rreth kësaj fushe. Ata dolën sot në protestë për shkak se situata është shumë e rëndë, sidomos për të moshuarit e fëmijët.

 

BANORE

“ Shiheni çfarë bëhet këtu, ka 3 muaj ky muhabet. Mëngjes për mëngjes zgjohemi kështu, ne kemi dhe fëmijë. Si mund të rritën fëmijët në këtë mjedis”.

 

Tymi pengon edhe zhvillimin normal të mësimit.

 

FEMIJE

1- “Në mëngjes vjen shumë erë torfe dhe nuk i hapim dot dritaret se kollitemi.

2- -Në mëngjes asnjëherë nuk dalim  pa maskë, as nuk i hapim dritaret në shkollë se na kap koll”.

 

Kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, pranon situatën, por thotë se e gjithë kjo ka ardhur për shkak të papërgjegjshmërisë së fermerëve që kanë marrë toka me qira në këtë zonë torfike.

 

GËZIM TOPÇIU

KRYETARI I BASHKISË SË MALIQIT

 

“Për shkak të specifikës të kësaj zone e vetmja shpresë që situata të normalizohet është rikthimi i reshjeve të shiut”

 

Nga 1200 hektarë që ka fusha e Maliqit, afro 600 prej tyre i përkasin zonës torfike. Drejtoria vendore e policisë së Korçës gjatë fushatës së korrjes në këtë zonë ka proceduar penalisht disa zjarrvënës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *