Digjet banesa dykatëshe në Korçë

Një banesë 2 katëshe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premte në qëndër të qytetit të Korcës në afërsi të muzeut arkeologjik.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes në banesen dykatëshe jetonin 2 vëllezër të cilët të ardhurat e tyre i siguronin duke lypur në qytet, ndërsa mësohet se zjarri të ketë ardhur nga oxhaku në katin e parë të kësaj banese.
Zjarri i shkaktuar nga pakujdesia e tyre në një prej dhomave në funksion bëri që banesa të shkrumbohej e gjitha nga flakët.
Kati i dytë i kësaj banese ishte pothuajse e rrënuar ndërsa flakët nuk kanë kyrsyer asgjë.
Momëntalisht në vendngjarje ndodhen 3 zjarrfikëse për të bërë të mundur izolimin e flakëve dhe mosperhapjen e tyre edhe në banesat ngjitur.
Kjo lagje është mjaft e njohur në qytetin e Korçës ndërsa nihet edhe si më e populluara ndërkohë që flakët e përgapura me shpejtësi shtojnë rrezikun edhe në banesat e tjera.
Fatmirësisht si pasojë e flamëve nuk ka njerëz te lënduar.




