E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Digjet automjeti në Korçë/ Zjarrëvënia e qëllimshme, dyshohet për hakmarrje

Një automjet i parkuar para një banese është djegur në orët e para të së enjtes në Korçë.

 

Pamjet e kamerave të sigurisë në zonë tregojnë një person që i vë zjarrin makinës, duke i hedhur lëndë djegëse në pjesën e përparme të saj.

 

Reklamë

Vetë personi që ndezi shkrepësen, duket se ka marrë dëmtime gjatë vendosjes së zjarrit.

 

Deri më tani autori nuk është identifikuar, ndërsa nuk është paraqitur për ndihmë në asnjë spital të zonës.

 

Pronari i mjetit është Klodian Cacani, i cili nuk ka precedentë penalë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë