E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Digjet autobusi me turistë në Fushë-Milot. (Fotot e tmerrit)

Një autobus me turistë i nisur nga Kosova në drejtim të Shkodrës është përpirë nga flakët pak momente më parë.

 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe zjarrfiksja që po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

 

Reklamë

Nga kjo ngjarje nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale.

Sipas policisë dyshohet se çdo gjë është aksidentale, por hetimet vazhdojnë.

 

Policia rrugore ka bërë të mundur zhvendosjen e qarkullimit rrugor në aksin e vjetër rrugor Milot – Lezhë dhe Milot – Laç deri në përfundim të veprimeve hetimore në vendngjarje si dhe për të shmangur trafikun.

Më poshtë mund te shihni pamjet nga vendi ngjarjes.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë