E mërkurë, 23 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Digjen pyjet në Kograzhd të Matit, hera e tretë brenda pak ditësh

Disa vatra zjarri u shfaqën në pyjet me dushqe në zonën e Kograzhdit në afërsi të vendit të quajtur Ura e Karicës. Vatrat më të mëdha ishin poshtë rrugës nacionale, ndërsa një tjetër e cila rrezikonte përhapjen në të gjithë masivin pyjor me dushk ishte mbi rrugë. I ndihmuar nga era e fortë, zjarri nisi të përhapej shpejt.

Ndërkohë pas pak minutash mbërriti aty shërbimi zjarrfikës i Bashkisë së Matit. Fillimisht nisi puna për shuarjen e vatrës së zjarrit në anën e poshtme të rrugës, ndërsa për vatrën mbi rrugë u desh ndërhyrje me pompa shpine.

Reklamë

Kjo është hera e tretë që brenda pak ditësh në pyjet e Matit po shfaqen vatra zjarri. Strukturat vendore i bëjnë apel qytetarëve që të denoncojnë këdo që konstatohet duke vendosur zjarr në masivet pyjore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë