E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Digjen katër betoniere në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)

Vlorë- Katër betoniere janë përfshirë nga flakët gjatë natës në një kantier ndërtimi në fshatin Dukat.

Sipas informacioneve paraprake, mjetet e ndërtimit ishin në pronësi të Blerti Mehillaj.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por betonieret janë djegur plotësisht.

Nga të dhënat e para dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë