E martë, 17 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Digjen dy makina në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 minuta në lagjen “Pavarësia”.

Ngjarja ka qenë e qëllimshme ndërsa nga flakët është djegur një automjet tip “Benz” dhe një automjet tip “Opel”.

Zjarri fillimisht i është vendosur automjetit tip “Benz” ndërsa mjeti tjetër është përfshirë nga flakët pasi ka qenë i parkuar pranë tij.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa kanë nisur hetimet. Janë sekuestruar pajmet nga kamerat e sigurisë për të bërë t mundur identifikimin e autorit/autorëve./vizionplus.tv

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë