Prerja e paligjshme e pyjeve vijon të mbetet një problem në vendin tonë. Megjithëse ka një moratorium që e ndalon atë, paligjshmëria në këtë drejtim është e shtrirë pothuajse në të gjithë vendin.

Vetëm në Qarkun Dibër janë sekuestruar gjatë muajit Gusht 30 m3 lëndë drusore dhe 5 automjete më të cilat po transportoheshin dhe janë proceduar penalisht 5 drejtuesit e automjeteve.

Rasti më i fundit është në Bashkinë e Dibrës ku një automjet që po transportonte rreth 8 m3 dru u ndalua nga Inspektorët e Inspektoriatit Kombëtarë të Mbrojtjes së Territorit sëbashku me efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

Mjeti me lëndën drusore është sekuestruar dhe ndodhet Brenda ambjenteve të policisë, ndërsa drejtuesi i tij A.B është proceduar penalisht.

Inspektorët e IKMT dhe efektivët e policisë të Komisariateve të Matit, Bulqizës e Dibrës, do të vijojnë kontrollet e parandalimit të prerjes dhe transportit të lëndës drusore në mënyrë të paligjshme, ku në javët në vijim pritet të jenë në rritje për shkak se banorët e këtij Qarku sigurojnë lëndën djegëse për tu ngrohur gjatë stinës së dimrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *