E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dibër/ Kontrabandë me lëndë drusore, procedohet një person

Në kuadër të kontrolleve për prerjen e paligjshme të pyjeve, këtë të shtunë është bërë bllokimi i një mjeti tip kamion që po transportonte lëndë drusore nga fshati Lukan në Selishtë dhe është proceduar penalisht një person.

 

Reklamë

Mjeti është dërguar në Komisariatin e Policisë Dibër bashkë me lëndën drusore, ndërkohë që ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për drejtuesin e automjetit.

 

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujrave dhe Turizmit, dega rajonale Dibër në bashkëpunim me policitë lokale të Matit, Bulqizës dhe Dibrës gjatë muajit Gusht kanë zhvilluar disa aksione në pika kyçe ku mendohej se realizohej kotrabandë të lëndës drusore.

 

Si rezultat i këtyre aksioneve përgjatë një muaji janë sekuestruar rreth 150 metër kub lëndë drusore për shtylla minjerash dhe dru zjarri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë