Subscribe

Kandidati i koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” Muharem Rama po shkon drejt fitores në zgjedhjet për kryebashkiak të Dibrës. Në votim sipas të dhënave zyrtare morën pjesë 63% të votuesve, e ndërsa pas administrimit të të gjitha kutive të votimit nga komisionerët e KZAZ 19, procesi i numërimit nisi mbrëmjen e së dielës. Numërim i cili zgjati deri në mëngjesin e së hënës, ku u numëruar 43 kuti votimi, nga të cilat kandidati i majtë mori 1593 vota më shumë se kundërshtari i djathtë. Procesi i numërimit rinisi pas një pushimi, për të vijuar me ritme më të shpejta. Dibranët votuan në zgjedhjet e pjesshme lokale për të zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë. Procesi zgjedhor u monitorua edhe nga vëzhgues ndërkombëtarë, nga Ambasada Amerikane, si dhe nga përfaqësues të Ambasadave të vendeve të Bashkimit Europian. Dita e zgjedhjeve, ku përveç disa incidenteve të izoluara, që nuk patën ndikim në proces, gjë e pranuar edhe nga palët, përgjithësisht ishte e qetë dhe pa probleme që mund të cenonin legjitimitetin e zgjedhjeve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *