Subscribe

Ndërsa pritej një datë për takimin e radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Alexandër Vuçiç, zyrtarët në Bruksel bëjnë të ditur se dialogu do të zhvillohet së pari në nivel teknik. Javën e ardhshme, më 6 dhe 7 korrik delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zv.kryeministri, Besnik Bislimi ndërsa ai i Serbisë nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

 

Ende është e paqartë se cilat do të jenë pikat kryesore të diskutimit por ky takim do të shfrytëzohet edhe për përgatitjen e përballjes së radhës Kurti Vucic i cili ishte paralajmëruar të mbahej në fund të këtij muaji.

 

Kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë, u takuan për herë të parë më 15 qershor në Bruksel. Kurti propozoi nënshkrimin e një marrëveshjeje të paqes, ku Kosova dhe Serbia do të zotoheshin që nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën, si dhe ka kërkuar njohjen e ndërsjellë.

 

Ndërkaq, Vuçiq këmbëngul në çështjen e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila është kthyer në një mollë sherri mes palëve, duke thelluar edhe më shumë ndasitë mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *