Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa shprehet se procesi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është duke e humbur kuptimin. Sipas tij, shkak është bërë sjellja e Serbisë dhe Bashkimit Evropian.

Në një postim në “Facebook”, Mustafa shkruan se ky proces po “shndërrohet në instrument të Serbisë për të blerë kohë për t’i vënë në harresë krimet e saj”.

Për Mustafën, autoritetet e Kosovës janë treguar të përkushtuar për procesin e dialogut me Serbinë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Me sjelljet e Sebisë, në njërën anë dhe të BE-së, në anën tjetër, dialogu po e humb kuptimin. Sa po rrjedh koha, ai më shumë po shndërrohet në instrument të Serbisë për të blerë kohë për ti vënë në harresë krimet e saj.  Kosova e vlerësoi fjalimin e një deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Ai e tha të vërtetën! Por ne dëgjuam edhe betimin e çdo ministri serb , tjerë përveç serbëve nuk ka në “demokracinë serbe” se “ do të jem i përkushtuar ruajtjes së Kosovës e Metohisë brenda Republikës së Serbisë”. Shtrohet pyetja si konvergjon dialogu për marrëveshje gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje reciproke me këtë zotim të qeverise serbe! A mundet BE të jap shpjegimin e saj?  Kosova është treguar konstruktive karshi dialogut dhe angazhimit të BE-së dhe SHBA-së për këtë proces. Edhe Kryeministri Hoti po tregon përkushtim shumë konstruktiv.  Por ky përkushtim i yni, kam përshtypje se nuk po vlerësohet nga BE. Bile ka tendenca të hapen disa tema që janë të njëjtat me ato që janë diskutuar në procesin e Vjenës. Ndërkaq, Kosova e ka shpallur pavarësinë me mbylljen e atyre temave në “Pakon e Ahtisarit” .  Kundërshtimi i vendeve të caktuara të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarë e vendit tonë, edhe pse janë përmbushur të gjitha kriteret, më shumë flet për një qëndrim paragjykues të tyre, sesa për parime. “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *