Subscribe

Ka shume pasoja nëse nuk ushtroni aktivitete fizike, nëse nuk hani kujdesshëm dhe nëse diagnostikoheni me diabet dhe nuk kujdeseni siç duhet. Vuajtjet e zakonshme te sëmundjes, mund te përfundojnë me humbjen e këmbeve. Rajmonda, 55 vjeçe, prej 20 vitesh vuan nga diabeti.

 

Para disa vitesh i është dashur te prese nje gisht ne njërën këmbë. Por diabeti kohet e fundit i ka prekur edhe këmben tjetër. Mjeku Meiden Xhaferi ne Spitalin e Traumës, tregon se janë te shumte njerëzit qe vijnë ne spital ne gjendje shume te rende. E vetmja mënyrë per t’i shpëtuar ata është amputimi i gjymtyrëve. Diabeti po përhapet me shpejtësi edhe ne moshat me te reja.

 

Mjeku Dashamir Gjergji e shpjegon kete me neglizhencën e njerëzve qe nuk bëjnë kontrolle, abuzojnë me ushqimet dhe qe nuk kujdesen per sëmundjen, pasi diagnostikohen. Sipas te dhënave, ne Shqipëri janë rreth 150 mije persona qe vuajnë nga sëmundja e diabetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *