Subscribe

Festat e fundvitit kanë trokitur edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara, për fëmijët rom dhe ata që vijnë nga familjet në nevojë. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit shpërndau dhurata per këto kategori te te vegjëlve, ndërsa festës iu bashkua edhe Erion Veliaj.

 

 “Për të gjithë fëmijët që vijnë edhe nga zonat periferike, që vijnë edhe nga fshati, për të gjithë ata që vijnë nga qendrat sociale, që janë me ndihmë ekonomike, që vijnë nga komunitetet e ndryshme që asistohen nga Bashkia, këtë vit të ri do të marrin dhurata. Do të sigurohemi që të gjithë fëmijët e Tiranës të kenë dhurata”.

 

Kryetari i Bashkisë se Tiranës apeloi qe kushdo që ka mundësi të ndihmojë të tjerët, të kontribuojë që i gjithë qyteti të ketë mundësi të festojë ne ketë fundviti.

 

 “Duam që ta shfrytëzojmë këtë mundësi, t’i kërkojmë të gjithë atyre që i kanë kushtet, që mund të dhurojnë, që mund të ndihmojnë një familje në nevojë, që mund t’i japin dorën dikujt, që mund të përgatisin një pako për Vitin e Ri, që të kenë mundësi ta bëjnë për të gjithë fëmijët e Tiranës. Thirrja ime për gjithë çunat dhe gocat që po na dëgjojnë, dhe për gjithë familjet që i kanë mundësitë, është që të identifikojnë në pallatin e tyre ose në lagjen e tyre, ose në rrugicën e tyre një familje në nevojë, dhe të kenë mundësi që ta ndihmojnë për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri”

 

Veliaj theksoi se nëse të gjithë tregohen solidarë atëherë ne kryeqytet atmosfera festive do te ndihet edhe me shume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *