Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi akuzoi qeverinë socialiste se po detyron shqiptarët të largohen nga vendi. Sipas demokrates, viti 2019 shënoi një shifër rekord pasi kanë ikur 44 mijë qytetarë.

“Shqipëria drejt zbrasjes, qeveria bën shoë teatral me suksese imagjinare. Ikin më shumë kthehen më pak, në 2019-n emigracioni arrin nivelin më të lartë të dekadës së fundit. Vetë institucionet zyrtare të Shqipërisë pranojnë largimin masiv të shqiptarëve. Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm gjatë vitit 2019 janë larguar nga vendi rreth 44 mijë persona, duke shënuar kështu nivelin më të lartë që nga 2014- a , duke vrarë shpresën për të jetuar normalisht në vendin e tyre. Kjo qeveri po i largon dëshpërimisht shqiptarët nga vendi, dhe po i detyron ata të mos e kthejnë më kokën pas nga vendlindja. Me mijëra ikin e shumë pak kthehen. Sipas të dhënave të INSTAT, janë kthyer 20.7 mijë imigrantë, që është niveli më i ulët që nga viti 2010. Kjo qeveri premtimin për 300 mijë vende pune po e mban, por për ti punësuar shqiptarët larg vendit dhe duke i detyruar ata që të marrin arratinë.”

Dhurata Çupi tha se zgjidhje për këtë fenomen do të ishte largimi i kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti shkaktar të braktisjes së Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *