Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha të cilat goditën me sende të forta 26-vjeçaren Klea Prenga verën e vitit të kaluar në një lokal në Tiranë.
Prokurori Ndini Tavani kërkoi 3 vite burg për Mariela Berishën e cila ndodhet në masën “arrest në shtëpi”.
Lexo edhe :
Ndërsa për Antonelën ai kërkoi 3 vite shërbim prove.
Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në muajin tetor 2024. Ato akuzohen për “plagosje të rëndë me dashje, të kryer në bashkëpunim”./vizionplus.tv






