E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 22 minuta më parë
Kronikë

Dhunuan dhe vodhën marokenin, arrestohen dy të rinjtë nga Tirana

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, pasi akuzohen se kanë dhunuar dhe më pas vjedhur një shtetas maroken.

 

Marokeni, i cili kishte hyrë me dokumentacion të rregullt në Shqipëri dhe do udhëtonte drejt Italisë, u sulmua në orët e para të mëngjesit të 22 shkurtit në rrugën “Azem Galica”.

 

Reklamë

Pas denoncimit që u bë nga vetë personi që u sulmua, policia bëri të mundur arrestimin e dy autorëve të vjedhjes: D.P., 17 vjeç dhe E.V., 21 vjeç; të dy banues në Tiranë.

 

Për rrjedhojë, u sekuestrua 200 eurot e vjedhura dhe sendet e tjera personale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë