E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dhunuan barbarisht 30 vjeçarin, kapen të rinjtë nga Berati

Tre shtetas u arrestuan në flagrancë nga Policia e Beratit pasi rrahen një 30 vjecar.

Në pranga përfunduan të rinjtë, F.G, 17 vjeç, J.B, 23 vjeç, K.M, 18 vjeç, të tre banues në  këtë qytet.

 

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “13 Shtatori” në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin N.Ç, 30 vjeç, banues në fshatin Duhanas, Berat, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Berat.

Ata akuzohen për vepren penale ”Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë