Policia ka arrestuar dy persona në Fier, të cilët akuzohen për dhunë.

Sipas bluve, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A. Dh 59-vjeç, i cili ka dhubuar kushërirën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Dh., 59 vjeç, banues në fshatin Pishë Poro, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kushërirës së tij”, njofton policia.

Në pranga ka rënë edhe një 22-vjeçar me iniciale A.L, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm  Fier, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *