E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dhunon gruan e djalin/ Gjykata urdhër Gjuzit: Qëndro 200 metra larg banesës

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar deputetin e opozitës së re, Kujtim Gjuzi që t’i qëndrojë 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit të tij, 16-vjeçar.

 

Pak një konflikti në familje, Gjuzi besohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, M.K. dhe djalit të tij 16-vjeçar, H.GJ, të cilat e kanë denoncuar në polici dhe kanë kërkuar një urdhër-mbrojtje.

 

Reklamë

Pasi shqyrtoi në tërësi çështjen, gjyqtarja në Gjykatën e Tiranës ka pranuar kërkesën duke i pajisur me urdhrin e mbrojtjes.

 

Sakaq, Gjuzi detyrohet të mos hyjë dhe të mos qëndrojë në apartamentin në pronësi të ish-bashkëshortes dhe djalit, jo më pak se një distancë prej 200 metra.

Vazhdo të lexosh

Reklamë