Një 61-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka dhunuar bashkëshorten. Teksa kunati dhe djali i tij janë shpallur në kërkim pasi e kanë goditur.

Bëhet me dije se forcat blu bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. R., 61 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit M. N, 52 vjeç dhe E. N, 20 vjeç (babë e bir), pasi kanë goditur shtetasin S. R, 61 vjeç (kunati i tyre).

Një tjetër burrë dhunues u arrestua nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4. Shtetasi M. S. (D), 33 vjeç, i dënuar më parë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, mbetur ne tentativë u arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i 29-vjeçarit me iniciale O. Z., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *