E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dhunoi gruan, arrestohet aktori i famshëm

Michael Madsen , i njohur rolet e tij në filmat e Quentin Tarantino, i cili gjithmonë mishëronte një djalë “të ashpër”, u arrestua për dhunë në familje ndaj gruas së tij.

Sipas TMZ, Los Angeles County konfirmoi se pak pas mesnatës të së shtunës, 18 gusht, gruaja e tij thirri autoritetet dhe pretendoi se ai e shtyu dhe e la jashtë shtëpisë.

Aktori 66-vjeçar dha një garanci prej 20,000 dollarësh dhe u lirua nga paraburgimi.

“Ishte një mosmarrëveshje mes Michael dhe gruas së tij, e cila shpresojmë të zgjidhet pozitivisht për të dy”, tha një përfaqësues i Madsen për Variety.

Madsen ka luajtur në disa filma të Quentin Tarantino si Kill Bill, Reservoir Dogs dhe Once Upon a Time… në Hollywood, duke luajtur gjithmonë një djalë të ashpër. Ai mbahet mend edhe për rolin e tij në filmin Reservoir Dogs (1992), ku luajti z. Bjonde, një kriminel veçanërisht sadist./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë