E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dhunoi egërsisht deri në vdekje gruan 18-vjeçe, lihet në burg bashkëshorti vrasës

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën arrest me burg për  një muaj për Dardan Krivaqan, i cili akuzohet për vrasjen tragjike të bashkwshortes sw tij, 18 vjeçares, Marigona Osmani.

Organi I akuzës vlerësoi se  i dyshuari  ka ushtruar  në mënyrë mizore për motive të ulëta xhelozie, dhunë psikike dhe fizike ndaj 18 vjecares derisa  i ka shkaktuar vdekjen.  Ndërkohë i pandehuri Arbër Sejdiu akuzohet  se ka bashkëpunuar me autorin në kryerjen e krimit të rëndë.

Vetë  Krivaqa ka vendosur mos te jap asnjë deklaratë para trupit gjykues.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë u shpreh se indiferenca nga rrethi shoqëror dhe organet e drejtësisë është një ndër faktorët që kanë shkaktuar ngjarjen e rendë

Reklamë

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTËR NË KOSOVË

 

“Unë nuk guxoj t’i mendoj orët e tmerrshme, të fundit të jetës së një vajze të brishtë e të re, nuk guxoj. Kjo gjë nuk duhet të ndodh më, pas një veprimi të tillë na shuhen shpresat e na bien fuqitë. Vrasësi nuk ka njohur asgjë nga Marigona, veç moshës së saj, ai nuk ka parë asgjë të bukur. Viktimën e njohëm nga humbja e saj, nga dhuna që u shtrua mbi të, kurse të dyshuarin për vrasjen e saj nga biografia e tij, kjo është gjendja jonë shoqërore e jashtëzakonshme, një indiferencë e përgjithshme nga rrethi shoqëror dhe organet e drejtësisë, e instaluar ndër vite e vite ka bërë që në kokat tona të mbetën emra grash viktima të një dhune të tmerrshme”

 

Marigona Osmani u gjet e pajetë me 22 gusht në dyert e urgjencës, me shenja të forta dhune.

Vazhdo të lexosh

Reklamë