E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dhunoi dhe grabiti nënë e bijë në Greqi, arrestohet 40-vjeçari shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar ka grabitur nënë e bijë në Greqi dhe i ka dhunuar. Ai është arrestuar dhe akuzohet për veprat penale “grabitje” dhe “dëmtim trupor”.

Autori shqiptar ka thyer fillimisht dritaren e një shtëpie njëkatëshe në pronësi të një 86-vjeçareje, shkruan protothema.gr.

Reklamë

Duke ushtruar dhunë fizike ka bllokuar të moshuarën dhe i ka marrë sende me vlerë dhe para.

Më pas autori ka shkuar në një pallat ngjitur, ku banonte vajza 66-vjeçare e të moshuarës.

Shqiptari e ka dhunuar dhe i ka marrë gjithashtu sende me vlerë dhe para.

Autori, sipas informacioneve, ka precedent të mëparshëm penalë për grabitje dhe drogë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë