Video · Vendi
Dhunoi babain dhe u largua nga banesa, arrestohet 29-vjeçari në Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin finalizuan operacionin e koduar “Violent”, duke arrestuar shtetasin R. Gj., 29 vjeç, banues në Laç, i cili më parë ishte dënuar për dhunë në familje.
Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, 66-vjeçarit K. Gj., dhe më pas ishte larguar nga banesa. Operacioni për kapjen e tij u zhvillua në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, pas disa orësh kërkimesh të pandërprera.
Gjatë kontrollit në banesën ku fshihej në Zejmen, Lezhë, policia sekuestruar rreth 105 gramë kanabis. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë për veprime të mëtejshme ligjore.
/vizionplus.tv




