Kronikë
Dhunohet një person në protestë, dyshohej nga protestuesit se ishte civil

Një incident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në sheshin “Skëndërbej”, aty ku është kthyer në një arenë lufte mes efektivëve dhe protestuesve.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj raporton se një person është dhunuar nga protestuesit, pasi, sipas tyre, dyshohej se ishte civil.
Reklamë
Pas dhunës së ushtruar, personi është marrë nga efektivët e policisë në gjendje të rëndë.
Protesta shënon sot ditën e gjashtë, ku rrugët e Tiranës janë mbuluar nga kaosi mes përplasjeve të protestuesve me uniformat bu, shkatërrimit të bordurave, kangjellave si dhe djegieve të koshave të mbëturinave.
Reklamë
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




