E diel, 4 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dhunohet me grushte mjeku i urgjencës në infektivin e QSUT

Një 45 vjeçar është shpallur në kërkim nga ana e policisë pasi goditi me grusht një mjek të urgjencës së QSUT.

 

Reklamë

Shtetasi i proceduar është me inicialet A.M., banues në Tiranë.

 

Sipas policisë rreth orës 13:30, të së dielës, pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej i shtruar në  spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun e urgjencës.

 

Pasi e goditi, ky shtetas u largua menjëherë nga spitali ndërkohë që policia është vënë në kërkim të tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë