E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dhunohet kryebashkiaku socialist i Selenicës

Kryebashkiaku socialist i Selenicës, Pëllumb Binaj, është dhunuar mbrëmjen e djeshme nga një 57 vjeçar nga Vlora.

 

Policia ka njoftuar për ngjarjen dhe arrestimin e autorit, Pellat Bonaj.

 

Reklamë

“Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë”, njofton Policia.

 

Deri tani nuk ka detaje të tjera në lidhje me ngjarjen, për shkakun e saj dhe gjendjen e kryebashkiakut Binaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë