Dhunohet fizikisht dhe seksualisht një vajzë

Një vajzë në Kosovë, dyshohet se është përdhunuar nga një person.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje kanë arrestuar në Komunën e Mitrovicës një person nën dyshimet se ka dhunuar seksualisht një vajzë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari.
Mediat vendase shkruajnë se ajo ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë, ndersa gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se është dhunuar disa herë seksualisht.
I dyshuari është arrestuar nga Policia.
Njoftimi
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë e cila gjatë intervistimit ka deklaruar se nga i dyshuari lartcekur është dhunuar disa herë seksualisht. I dyshuari është arrestuar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport të policisë.




