E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Dhunohet dhe lihet pa ndjenja ish-kryenegociatori serb për Kosovën/Video

Ish-kryenegociatori serb për Kosovën, Borko Stefanoviç është sulmuar në Krushevc të Serbisë nga një grup djemsh me kapuça të zinj.

 

Stefanoviç u shpreh para mediave serbe se se fillimisht agresorët I thanë “Natën e mirë” dhe më pas e sulmuan duke e lënë pa ndjenja.

 

Reklamë

“Shkova te dera dhe një grup djemsh me kapuça të zinj dhe me rroba të errëta më dhunuan. Më thanë “Natën e mirë” dhe pasi thanë këtë gjë mora goditjen në kokë. Pastaj nuk mbaj mend më gjë.”

 

Sipas mediave serbe për plagosjen e tij, janë arrestuar tre persona, ndëkohë që mbi ngjarjen ka reaguar edhe Vuçiç, I cili u ka bërë thirrje autoriteteve që të veprojnë menjëherë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë