E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Dhunohen sërish Varret Ilire të Selcës! Gërmime të paligjshme për thesare arkeologjike

Varret Monumentale Ilire në Selcën e Poshtme, në zonën e Mokrës, kanë rënë sërish pre e gjuetarëve të paligjshëm të thesareve.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se pasditen e sotme janë konstatuar dy gropa të thella në një prej varreve monumentalë, të cilat dyshohet se janë bërë për të nxjerrë objekte apo metale me vlerë arkeologjike.

Ky është rasti i dytë brenda vetëm dy muajsh që trashëgimia e rrallë ilire dhunohet nga persona ende të paidentifikuar. Pavarësisht se për incidentin e mëparshëm ishte njoftuar inspektori i policisë së zonës, nuk është marrë asnjë masë konkrete, çka e ka lënë zonën të pambrojtur.

Banorët e zonës, të cilët vunë re gropat e reja, shprehen të indinjuar për mungesën e vëmendjes institucionale. Sipas tyre, hyrja e personave të paautorizuar është fare e lehtë, pasi në territorin e varreve monumentale mungojnë totalisht elementët bazë të sigurisë.

Reklamë

Kompleksi i Varreve Monumentale të Selcës, një pasuri me rëndësi kombëtare që daton që nga shekulli IV para Krishtit, përbën një nga dëshmitë më të çmuara të qytetërimit ilir në vendin tonë.

Ngjarja kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse, si dhe vendosjen e sistemit të monitorimit dhe mbrojtjes fizike, për të garantuar ruajtjen e kësaj trashëgimie të pazëvendësueshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë