E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dhunimi i transgjinores Anxhela/ Ilir Meta: Sulm burracak, të kapen autoret

Dhunimi i një transgjinori nga disa persona ditën e martë në Tiranë ka sjell edhe reagimin e Presidentit Meta.

Kreu i shtetit nëpërmjet një postimi në twitter shkruan se dhuna kundër një anëtareje të komunitetit LGBTI është e dënueshme.

Meta gjithashtu I bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të marrin masat e duhura për zbardhjen e këtij sulmi burracak dhe nxjerrjen para drejtësisë së autorëve.

 

Reklamë

 

 

 

Sipas Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Anxhela është sulmuar për shkak se ka marrë pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.

Komisioneri ka kërkuar nga policia dhe prokuroria që të identifikojnë dhe të marrin masa ndaj personave që dhunuan transgjinoren.

Reagim pati edhe nga Ambasada e Holandës në Tiranë, e cila thekson se ndihet e shokuar nga ky akt i dhunës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë